Ndalesa për kamionë në disa akse rrugore

Për shkak të reshjeve të borës, sot në mëngjes në ora 06:20 është vendosur ndalesë për qarkullim të mjeteve të rënda në rrugën Mavrov-Dibër. Ndalesë për kamionë nga ora 07:45 ka edhe në rrugën, Strugë-Qaf Thanë, njoftojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Marketing

Trafiku nëpër rrugët tjera zhvillohet pa pengesa. Borë bie në pjesën perëndimore të vendit.

Nga LAMM rekomandojnë adaptim të shpejtësisë dhe respektim të rregullave në komunikacion.