Janë konstatuar një sërë lëshime në kompanitë importuese në vend për mazut, ndërkohë që tashmë janë shqiptuar edhe një sërë masash kundër tyre.
Masat janë siç vijojnë më poshtë:
“Janë shqiptuar një sërë masash ndaj kompanive siç janë: vendim për ndalesë të përkohshme për lëshim në prodhim të prodhimeve të caktuara, ndalesë për punë dhe kërkesë për marrjen të lejes B të integruar, ngritje të procedurave për marrjen e licencave për shkak të prodhimit të produktit i cili deklarohet si mazut, kurse nuk përkon me parametrat dhe Rregulloren për cilësi të lëndëve djegëse. Në një pjesë të kompanive janë vërtetuar edhe mënjanim nga vlerat kufizuese të mazutit, gjegjësisht parametrat për mazut cilësor nuk përkojnë me Rregulloren”, njoftoi zëvendëskryeministri për luftim të korrupsionit, Ljupço Nikollovski, transmeton TV21.
Deri tani është shqiptuar gjobë në vlerë prej 55.510 eurosh.
“Në 7 kompani janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 55.510 euro”, tha Nikollovski.
Ka përmendur kompaninë RKM Doel, e cila ka transportuar produkt jo në përputhje me produktin e deklaruar. Kjo është konstatuar në kontrollet e Drejtorisë së Doganave.
“Kjo do të thotë se produktin që e ka deklaruar, ka qenë derivat i naftës, për të cilin nuk duhet të paguhet akcizë. Gjatë kontrollit shtesë është vërtetuar se bëhet fjalë për mazut”, tha më tej Nikollovski, duke sqaruar se më pas kompania ka paguar tatime shtesë dhe gjoba mbi 24 mijë eurosh.