Ndalohen 196.000 hyrje në Gjermani nën dyshimin për koronavirus

Policia gjermane ka refuzuar 196.000 hyrje në vendkalimet kufitare me dyshimin e infeksioneve me koronavirus, njofton sot Bild am Sonntag përpara heqjes së kontrolleve për shëndetin e pasagjerëve në kufij.

Marketing

Numri i hyrjeve të refuzuara i referohet periudhës deri më 11 qershor, tha ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer për gazetën gjermane.

Ai tha se që nga 16 marsi, kur kontrollet u futën përkohësisht, janë kryer nga 6,000 oficerë policie.

Ministria e Brendshme tha se 122 oficerë policie janë infektuar nga virusi, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Seehofer tha se këto ishin ndër operacionet më komplekse të policisë dhe vlerësoi oficerët për punën e tyre dhe falënderoi ata në emër të qeverisë.

Gjermania planifikon të heqë kontrollet kufitare sonte në mesnatë për shkak të COVID-19.

Marketing