Ballina Aktuale Ndalohen dy persona të kërkuar nga Interpoli në vendkalimin kufitar në Bllacë

Ndalohen dy persona të kërkuar nga Interpoli në vendkalimin kufitar në Bllacë

Dy persona të cilët janë në listën e “Interpolit” janë ndaluar dje në vendkalimin kufitar të Bllacës në hyrje të Maqedonisë.

Marketing

Personi i parë, i cili është nga Kosova dhe gjendet në listën e Interpolit me masën “arresto”, është ndaluar gjatë kontrollit të pasaportave rreth orës 18:00. Personi me iniciale B.Sh është qytetar i Kosovës i moshës 47 vjeçar, thonë nga Ministria e Brendshme.

Kurse personi i dytë është arrestua në të njëjtin vendkalim kufitar në orën 4:30. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar nga Shqipëria, me inicialet L. Sh. i cili është ndaluar në bazë të një telegrami nga Interpol për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rënda”. Personi është dorëzuar në Stacionin Policor të Çairit për procedurën e mëtejshme.

Marketing
Exit mobile version