Dje (31.07.2024) rreth orës 22:20, në një rrugë lokale në fshatin Pobozhje drejt vendit të quajtur Ramno, nga njësia mobile për masa kompensatore pranë Departamentit për Punët Kufitare dhe Migracion, është ndaluar një automjet për mallra “Mercedes Sprinter” me targa nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të kryer në automjet, janë gjetur 110 paketa që përmbanin 1.320 kuti me këpucë-sport, të ndryshme në madhësi dhe me marka të ndryshme, për të cilat personat nuk kishin dokumentacion të përshtatshëm. Po ashtu, gjatë kontrollit të automjetit është gjetur edhe një armë.
L.J. (38) nga fshati Tanushevcë, Shkup dhe R.I. (63) nga fshati Vizbeg, Shkup janë arrestuar për dyshimin e kryerjes së veprës penale sipas nenit 278 dhe nenit 396 të Kodit Penal dhe janë dërguar në Stacionin Policor Mirkovcë për procedura të mëtejshme.