Djali i një ish-zyrtari të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme është ndaluar në polici për siç thuhetzbulimin e një sekreti zyrtar.
Personi Q.B. u ndalua nën dyshimin për veprën penale “zbulimi i sekretit zyrtar”. Bëhet fjalë për familjar të një ish-zyrtari të lartë të MPB-së.
Sipas indikacioneve të deritanishme, personi e ka kompromentuar aksionin që së fundmi është kryer në Haraçinë, duke i tërhequr vërejtjen anëtarëve të grupit të njohur “Bellanoca”. Siç njofton Shkupi1, pas koordinimit paraprak në mes të MPB-së dhe Prokurorisë, atij i është konfiskuar edhe celulari.