Ballina Lajme Maqedoni Ndalohet një shtetas serb në Kumanovë, transportonte emigrantë nga Siria

Ndalohet një shtetas serb në Kumanovë, transportonte emigrantë nga Siria

Në afërsi të fshatit Reçicë të Kumanovës është zbuluar një qytetar i Republikës së Serbisë u gjet duke transportuar emigrantë nga Siria.

Marketing

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, M.Zh. (24) nga Serbia sot rreth orës 15:45 është privuar nga liria pasi ishte zbuluar se me një veturë “Saab” të cilën e drejtonte, transportonte shtatë emigrantë nga Siria.

Paraprakisht, ai me automjetin nuk ishte ndalur në shenjën për ndalim të dhënë nga nëpunësi i policisë dhe kishte ikur, por ishte zënë, pas çka bashkë me emigrantët kishin dalë nga vetura dhe kishin bërë përpjekje të iknin, por ishin kapur dhe arrestuar në stacionin e policisë.

“Emigrantët do të dërgohen në qendrën pranuese-transitore për procedurë të mëtutjeshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër M.Zh. do të ngrihet kallëzim adekuat”, njoftojnë nga Ministria.

Marketing
Exit mobile version