Ndërhyrje horror në Angli, lojtari del me barrelë dhe oksigjen nga fusha

Ndeshja mes Crystal Palace dhe Millwall në FA Cup ka regjistruar në minutat e parë një episod shumë të rëndë, kur portieri i skuadrës mike, Liam Roberts, ka goditur me shkelm në fytyrë sulmuesin e vendasve, Jean-PHIlippe Mateta.

Marketing

Mateta u nis drejt zonës kundërshtare dhe Roberts bëri një ndërhyrje horror duke e shtrirë në tokë me një shkelm në fytyrë.

Për çudinë e të gjithëve, gjyqtari Michael Oliver nuk dha as faull në ato momente, duke bërë shenjë që loja të vazhdonte. Por më pas ai u ftua nga VAR-i dhe i nxori kartonin e kuq portierit që në minutën e tetë të ndeshjes.

Mateta ndërkohë kishte pësuar një goditje të rëndë dhe për disa minuta kishte shqetësim për gjendjen e tij në fushë, nga e cila ai u largua me barelë dhe duke mbajtur maskë oksigjeni në fytyrë.