Ndërhyrje horror në ligën spanjolle, Marquez i mbyll karrierën kundërshtarit (VIDEO)

Tifozët po kërkojnë nga autoritetet spanjolle që të pezullojnë futbollistin amator Marc Marquez pasi ai goditi me qëllim dhe i mbylli karrierën një kundërshtari, gjatë një ndeshjeje të kategorisë së 4-të në ligën katalanase.

Marketing

Goditja që arbitri i ndeshjes Fornels-Bescano nuk e ka vënë re është “kapur” nga një aparat në të cilin shihet Marquez duke e shkelmuar kundërshtarin në gju me taka.

Ndeshja e kategorisë së katërt në Katalunjë, Catalana Fornells dhe Bescanós, video më e diskutuar këtë fundjavë në provincën e Gironas, ky është aksioni kriminal ku u godit një futbollist i skuadrës mike. Analisti i arbitrazhit Pavel Fernandez foli për një goditje kriminale, i cili publikoi edhe videon përkatëse në X.

Sipas informacioneve, federata e futbollit katalanase ka marrë kërkesa për të vendosur një pezullim të përjetshëm ndaj Márquez. Në fakt, nuk përjashtohet që të ketë sanksione penale ndaj futbollistit amator për goditjen e kundërshtarit.

Marketing