Për shkak reshjeve të rrëmbyeshëm të shiut që kanë kapluar Tetovën, i tërë qyteti ka mbetur pa energji elektrike.
Siç kanë njoftuar nga Qendra për Menaxhim me Kriza- Tetovë, për shkak defektit nga ora 20:10 nuk ka pasur energji elektrike në tërë qytetin dhe rrethinën.
Ndërprerja ka zgjatur 15 minuta dhe është mënjanuar defekti nga ana ekipeve të EVN-së.