Ballina Lajme Maqedoni Ndërroi jetë një avokat në Gjykatën Civile

Ndërroi jetë një avokat në Gjykatën Civile

Një avokat ka ndërruar jetë dje në Gjykatën Civile në pritje të fillimit të gjykimit, njoftoi avokati Janaki Mitrovski në profilin e tij në Facebook.

Marketing

Nga MPB thonë se avokati ishte 75 vjeç.

“Më 16 maj (e enjte) në ora 09:25 në SPB Shkup, nga ana e Urgjencës Mjekësore është raportuar se në Gjykatën Themelore Civile, në korridorin e katit të parë, gjendet një person i vdekur. Punonjësit e policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për Lj.S (75) nga Shkupi.

Një mjek ka konstatuar vdekjen e tij, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga MPB-ja.

Exit mobile version