Ish-portieri i Manchester United dhe Irlandës së Veriut, Harry Gregg, i cilësuar si një hero i katastrofës ajrore të Mynihut të vitit 1958, ka vdekur në moshën 87 vjeç.
Gregg shpëtoi me guxim shokët e ekipit dhe pasagjerët e tjerë pas rrëzimit të aeroplanit në të cilin u vranë 23 vetë. Kur u bashkua me Unitedin në dhjetor 1957 për 23.500 funte ai ishte portieri më i shtrenjtë në botë dhe u votua më i miri në Kupën Botërore të vitit të ardhshëm, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta Koha. Ai bëri 25 paraqitje për Irlandën Veriore midis 1954 dhe 1963.
Fondacioni bamirës i ish-portierit Harry Gregg shpjeguan se ai vdiq në Spitalin Causeway në Coleraine.