Ndërron jetë edhe personi i dytë nga ngjarja tragjike në Prishtinë

Ka ndërruar jetë edhe personi i dytë që u plagos sot nga ngjarja tragjike në Prishtinë, M.Rafuna.
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

Marketing

Nga disa të shtëna me armë zjarri sot mbetën të vdekur dy persona, ndërsa dy të tjerë janë duke u trajtuar në QKUK.
Dyshohet që deri tek përleshjen me armë zjarri erdhi si pasojë e një konflikti pronësor mes personave të involvuar.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar dy persona të dyshuar. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin.

Marketing