Ndërron jetë ish-trajneri i Korabit dhe Shkëndijës së Tetovës

Zi në futbollin shqiptar, veçanërisht në atë të Dibrës. Ka ndërruar jetë në ish-trajneri i Korabitdhe Shkëndijës së Tetovës , Bexhet Shehu.

Marketing

Lajmin e trishtë e kë dhënë gazetari Dëfrim Methasani përmes një postimi në faqen zyrtare, ku u shpreh se profesor Shehu la shumë gjurmë në qytetin e Peshkopisë dhe mbarë Dibrën.

Shehu drejtoi Korabin mbi 20 vite, duke arritur rezultate të mëdha. Gjithashtu, ai ka dhënë një kontribut të madh edhe tek Shkëndija e Tetovës, një skuadër të cilën e nxori nga liga inferiore dhe e bëri pjesë të elitës së futbollit maqedonas.

Postimi:

“Mëngjesi i një fundjave ndodh që nuk është i bukur. Një mesazh nga Ida Sh, më trishtoi me lajmin e largimit nga jeta të babait të saj të shtrenjtë, ish mësuesit tim të mirë, trajnerit profesionist dhe qytetarit model Bexhet Shehu. Ikja e tij nuk është thjesht humbje e një njeriu, por e një vlere që la kaq shumë gjurmë në qytetin e Peshkopisë dhe mbarë Dibrën. Mbi 20 vite ai bëri me sukses trajnerin me Korabin në futboll, pa harruar që ngjiti nga kategoria inferiore në elitë Shkëndinë e Tetovës pas viteve 90-të. Pushofsh në paqe i dashur profesor. Emri yt është stampuar me gërma të arta në historinë e sportit dibran dhe shqiptar…!”