Ndërron jetë profesori i UT-së dhe UP-së Dali Emërrallhu, Rektori Ahmeti shpreh ngushllime familjes

Universiteti i Tetovës, me dhimbje të thellë e mori lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Dali Emërllahut , intelektualit të respektuar në mbarë hapësirën shqiptare.
Profesor Dali Emërllahu, njëri nga pedagogët e dalluar të arsimit shqip, ka dhënë kontribute të larta për kombin tonë dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Marketing

Për ne mbetet i paharruar kontributi i tij në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Tetovës.

Ai, shkencave pedagogjike u la një mori veprash të rëndësishme, të cilat vlerësohen lartë dhe nuk do të harrohen nga gjenerata të tëra studentësh dhe studiuesish.

Në këto momente dhimbjeje, në emrin tim dhe në emër të Universitetit të Tetovës, u shprehim ngushëllime të sinqerta familjes së nderuar Emërllahu, drejtuesve të Universitetit të Prishtinës, miqve, dashamirëve dhe kolegëve të tij.
Tetovë, më 9 prill 2019
Rektori
Prof. Dr. Vullnet Ameti

Marketing