1 javë nga zgjedhjet të cilat i dhanë mandatin e tretë qeverisës, Kryeministri u shfaq në Vlorë , ku ndryshe nga herët e shkuara, krah tij mungoi Kryetari i Bashkisë Dritan Leli.
Edi Rama nuk ia fal kryebashkiakut të Vlorës refuzimin e ftesës për tu bërë deputet dhe ne inspektimin e punimeve të zgjatimit të Lungo Mares nuk harroi t’i bënte të ditur Dritan Lelit, se për të ai nuk ekzistonte me.
Edi Rama: Ta bëjmë, ta mbarojmë sa të presim të vdekurin e Bashkisë.
Partia Socialiste e përjashtoi Dritan Lelin nga radhët e saj pasi ai nuk pranoi të lërë Bashkinë për partinë.
Krahas përplasjeve mes dy pushteteve, Vlora është gati për çeljen e sezonit turistik. Kantieri i Lungo Mare 2 nuk është i vetmi, që inspektoi Kryeministri.
Parku i Shtëpisë së Pavarësisë që lidh Bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren është drejt përfundimit për të pritur turistet.