Ndërtimi i Qendrës së re klinike duhet të fillojë gjatë dimrit

Qendra e re Klinike Universitare që do të locohet në komunën e Shkupit Gjorçe Petrov, duhet të fillojë të ndërtohet gjatë dimrit.

Marketing

Qeveria në seancën e djeshme e miratoi Informacionin për mënyrën e financimit të ndërtimit të Qendrës Klinike Universitare në grinfild lokacion në Shkup, si dhe Informacionin për fillimin e realizimit të Qendrës së re Klinike Universitare.

Ministritë e Financave dhe të Shëndetësisë janë të obliguara që të fillojnë negociatat me konsorciumin e bankave Erste group, Raifaisen bank и UniCredit për kredinë e siguruar me garanci nga ECA. Ka përfunduar faza e përcaktimit të ofertës më të favorshme të kredisë. Ministria e Shëndetësisë, si organ kontraktues, duhet ta zbatojë procedurën për furnizimin publik për ndërtim.

Për nevojat dhe realizimin e Qendrës së re Klinike Universitare, duke pasur parasysh se në realizimin obligime kanë edhe ministri dhe institucione të tjera, është dhënë afat prej 30 ditëve, në të cilin ato do ta shqyrtojnë mundësinë për kontribut në realizimin dhe do ta njoftojnë Qeverinë.

Nëse të gjitha procedurat zhvillohen sipas dinamikës së paraparë, mund të pritet gjatë dimrit të vendoset gurrthemeli i Qendrës së re Klinike Universitare në Shkup, i cili duhet të garantojë shërbime shëndetësore me cilësi të lartë për popullatën në gjithë shtetin, qëndron në kumtesë.