Ndeshja e parë finale mes Pejës dhe Yllit luhet sot

10:47 | 7 Maj 2021

Marketing

KB Peja do të mirëpres Golden Eagle Yllin në kuadër të serisë së parë finale të Play Offit të Superligës.

KB Peja arriti kualifikimin në finale me rezultat zyrtar 20-0, pas përleshjes që ndodhi në ndeshjen e fundit të serisë gjysëmfinale ndaj Ponte Prizrenit, shkruan lajmi.net.

Golden Eagle Ylli mposhti rivalin e ‘përjetshëm’ KB Rahovecin me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Në ‘Karagaqi’ të Pejës do të luhet ndeshja e parë finale, derisa skuadra që arrin tri fitore do të shpallet kampion.

Hera e fundit kur këto dy skuadra u takuan ka qenë në finalen e Ligës Unike, ku Suharekasit shënuan fitore me rezultat 82:79 (19:27, 19:14, 28:24, 16:14).

Ndërsa sonte, ndeshja do të zhillohet me fillim nga ora 20:15./Lajmi.net/

Marketing