Tensionet midis Koresë së jugut me atë të veriut nuk janë evidente vetëm ne aspektin politik, por edhe në atë futbollistik.
Derbi i parë midis dy kombëtareve u është zhvilluar në vitin 1990.
Por, derbi i parë zyrtar midis Koresë së Veriut dhe Jugut tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës së futbollit.
Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura në stadiumin e Pyeongyang, duke rënë në sy mungesa e sponsorëve në fanella dhe pa mediat e pranishme.
Në fund ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0. Futbollisiti i Tottenham në një rrëfim për mediat përshkruan tmerrin e përjetuar sipas tij: “Sa keq që nuk fituam!”. “Por, ndeshja ishte kaq agresive, saqë mendoj që ishim me fat që u kthyem shëndoshë e mirë në vendin tonë, ose pa u dëmtuar”. “Na u duk sikur ishim në luftë dhe nuk bëmë dot mirë atë që dinim, pasi Koreja e Veriut ishte agresive, na shanin dhe godisnin. Arbitri lejojë ndeshje të fortë.”
Menaxheri i përgjithshëm i Koresë së Jugut, Choi Young-il është shprehur:
“Ndeshja ishte si në luftë. Unë nuk kisha parë kurrë një ndeshje futbolli të tillë më parë. Veri-koreanët nuk të shihnin kurrë në sy kur u flisje, lërë më pastaj që kthenin përgjigje”.