Ndeshje fantastike të Bundesligës këtë të shtunë në ARTMOTION!

Kampionët në fuqi, Bayerni do të jetë nikoqire e Monchengladbach ku me një fitore eventuale shpallen kampion.Takimi fillon në orën 18:30, drejtpërdrejt në Art Sport 1.

Ndërsa Leipzigi do tentoj ta vazhdoj presionin duke u ballafaquar me Dortmundin, që vjen ekskluzivisht në Art Sport 1 nga ora 15:30. Ndërsa nga i njejti orar, në Art Sport 3, Werderi i Milot Rashicës synon fitoren e parë pas 7 ndeshjesh ndaj Leverkusenit që si qëllim ka kualifikimin në garat evropiane.

Marketing

18:30 BAYERN MUNCHEN – MONCHENGLADBACH ART SPORT 1

30 herë kampionët e Bundesligës, Bayerni i Munichut i duhen vetëm dy pikë tjera për tu shpallur kampion. Kur kanë mbetur edhe tre xhiro para fundit, djelomshat e Hansi Flicks do të sfidohen nga Monchengladbachu që nuk janë aspak kundërshtar i lehtë për bavarezët duke ditur rezultatet negative që i kanë ndaj Borussisë në vitet e fundit.

Bayerni rënditet në vendin e parë me 71 pikë të grumbulluara ndërsa Monchengladbachu është jashtë vendeve që të dërgojnë në evropë, pozita e 6 me 46 pikë në total.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar këtë sezon, Gladbachu fitonte në Borussia Park me rezultat 3:2.

Bayern, 11-shja e mundshme startuese: Neuer, Pavard, Boateng, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Sane, Muller, Coman, Lewandoëski

Monchengladbach, 11-shja e mundshme startuese: Sommer, Bensebaini, Elvedi, Ginter, Lazaro, Neuhaus, Zakaria, Lainer, Wolf, Embolo, Thuram

15:30 DORTMUND – LEIPZIG ART SPORT 1

Ndeshje e rëndësishme për fatin e dy skuadrave, Dortmund dhe Leipzig do të luhet në “Signal Iduna Park”. Leipzigi që është pothuajse jashtë garës për titull, duke ditur distancën që ka me Bayernin prej 7 pikësh, do të jetë mysafire e Dortmundit që po lufton me çdo kusht të pozicionohet brenda 4 pozitave të para që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Të përzgjedhurit e Edin Terzicit janë vetëm një pikë larg Frankfurit në vendin e katërt dhe në tri javët e fundit, do shpresoj për më të mirën e tyre. Përndryshe, Dortmund ka 55 pikë, ndërsa Leipzigi është në vendin e dytë me 64 pikë në total.

Në ndeshjen e parë të zhvilluar më 9 janar, ishte Dortmundi që fitonte me rezultat 1:3.

Dortmund, 11-shja e mundshme startuese: Hitz; Piszczek, Akanji, Hummels, Guerreiro; Dahoud, Can; Sancho, Hazard, Reus; Haaland Leipzig, 11-shja e mundshme startuese: Gulacsi; Orban, Konate, Upamecano; Mukiele, Kampl, Sabitzer, Haidara, Angelino; Forsberg, Sorloth

15:30 WERDER BREMEN – LEVERKUSEN ART SPORT 3

Skuadra ku luan kosovari Milot Rashica, Werder Bremen nuk di për rezultat pozitiv në 7 ndeshjet e fundit. Duke qenë në rrezik për rënie nga elita, ata do të sfidohen nga Leverkuseni që si objektiv këtë sezon kanë garat evropiane. Werderi është vetëm një pikë larg barazhit dhe 3 pikë larg vendit të 17

dhe kjo ndeshje duke përfshirë dy xhirot pasardhëse, do të jenë vitale për Werderin që kanë synim të mbesin në elitë.

Për momentin, djelmoshat e Florian Kohfledt rënditen në vendin e 14 me 30 pikë të grumbulluara ndërsa kundërshtari i tyre, Bayer Leverkuseni pozicionohen në vendin e 6 me 50 pikë.

Werder Bremen, 11-shja e mundshme startuese: Pavlenka; Gebre Selassie, Veljkovic, Moisander, Augustinsson; Mohwald, Gross, Eggestein; Sargent, Selke, Bittencourt Leverkusen, 11-shja e mundshme startuese: Hradecky; Tah, Dragovic, Tapsoba, Sinkgraven; Palacios, Demirbay; Diaby, Wirtz, Bailey; Schick.

Marketing