Ballina Lajme Botë Ndez një cigare marijuanë në sallën e gjyqit, ky veprim i kushton...

Ndez një cigare marijuanë në sallën e gjyqit, ky veprim i kushton rëndë 20-vjeçarit

Spencer Boston, 20 vjeç, nga Tennessee e SHBA-së u arrestua menjëherë pasi dyshohet se ka ndezur një cigare marijuanë përballë gjykatësit që ishte caktuar për ta gjykuar atë.

Marketing

I riu ishte vendosur përpara trupës gjykuese, pasi mbi të rëndonte akuza për posedim të lëndëve narkotike. Boston, ndërkohë që gjyqtari ishte duke folur nxjerr nga xhepi një cigare me marijuanë dhe e ndez përpara të gjithë të pranishmëve.

Por ky veprim i kushtoi shtrenjtë 20 vjeçarit, i cili u arrestua menjëherë nga oficerët e policisë që ndodheshin në sallë. Boston tashmë po akuzohet për herë të dytë për posedim të lëndëve narkotike.

Exit mobile version