Ballina Lajme Maqedoni Ndihmë për katër rajonet e Myftinisë së Shkupit

Ndihmë për katër rajonet e Myftinisë së Shkupit

Në prani të më shumë hoxhallarëve, OH “Hilal” i ndau Myftinisë së Shkupit më 13 prill, 2020, ndihma humanitare për rajonin e Dervenit, të Karshiakës, të Karadakut dhe të Shkupit. Ndihmat janë siguruar nga donatorët “Gemak”, “Eko Sharr”, “Uka Komerc”, “6 Vëllezërit” etj.
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, h. Sulejman ef. Rexhepi, e ka çmuar lart bashkëpunimin e subjekteve ekonomike me BFI-në dhe me OH “Hilal”, si pjesë e saj, sepse, ka thënë ai, “njerëzit sot, si kurrë më parë, kanë nevojë për ndihmë, për shkak se janë të rraskapitur nga pandemia e koronavirusit”.
Mr. Mustafa ef. Dauti, Kryetar i OH “Hilal”, ka falënderuar Kryetarin e BFI-së për ndihmën e parezervë për Organizatën Humanitare, themelues i së cilës është ai vetë, dhe ajo tani vjen në kohën e duhur për të katër rajonet e Myftinisë së Shkupit falë donatorëve, të cilët, ka thënë ai, “gjithmonë kur u kemi kërkuar, na e kanë hapur derën”. Reisi – ka thënë ai – na ka urdhëruar që në fillim t’i respektojmë vendimet e Qeverisë dhe gjithnjë të jemi të gatshëm ta japim ndihmën tonë, sidomos në këto kohë të vështira, kur tërë bota përballet me sëmundjen Covid-19.
Myftiu i Shkupit, dr. Qenan ef. Ismaili, është shprehur mirënjohës për ndihmën e ofruar nga sponsorët dhe për punën që ka bërë OH “Hilal”. “Unë jam këtu vetëm në rolin e koordinatorit të ndihmave në terren, në shpërndarjen e tyre” – ka nënvizuar ai.
Ndihmat janë me paketa ushqimore dhe higjienike dhe do t’u ndahen kategorive më të prekura sociale të Myftinisë së Shkupit, pavarësisht besimeve të tyre.

Marketing

Marketing
Exit mobile version