Sektori për punë të brendshme në Shkup, ka ngritur padi penale kundër N.S.(46) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimeve se ka kryer veprën penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike” e dënueshme sipas nenit 215 nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë.
Me 24.01.2019 është kryer kontroll në shtëpinë ku ka qëndruar përkohësisht e paditura në Shkup, ku janë gjetur dhe konfiskuar heroinë dhe mjete tjera ku ka pasur mbetje nga heroina.