Ndjeni ndonjë aromë të pazakontë dhe shqetësoheni për shijen aty poshtë? Ja çfarë mund të jetë problemi

13:13 | 9 Maj 2021

Marketing

Këshilla se çfarë mund të bëni për të ndryshuar shijen.

Një vulva e shëndetshme sigurisht që ka një aromë dhe shije specifike, që varet nga shumë faktorë, shkruan lajmi.net.

Ajo mund të jetë e ëmbël, e thartë, metalike ose e hidhur, e njelmët dhe nganjëherë mund të ketë paksa aromë apo shije të darkës tuaj.

Shija gjithashtu ndryshon gjatë muajit për shkak të ciklit, duke përfshirë këtu gjakun dhe lëngjet e bardha që lirohen gjatë ovulimit.

Aromat e forta si peshk, myk ose diçka e prishur janë ato të rrezikshmet.

Më poshtë kemi renditur se çfarë arome dhe shije mund t ketë vulva juaj bazuar në disa faktorë

Shija metalike

Kjo do të ishte pasojë e aciditetit të lartë që keni, por kjo është shenjë e mirë sepse do të thotë keni pak bakterie. Ajo gjithashtu mund të jetë shkak se kanë mbetur pjesëza të vogla gjaku nga cikli.

E kripur ose pak e thartë

Djersa nga ushtrimet ose të nxehti mund të shkaktoj shijen e njelmët. Edhe nëse nuk jeni pastruar pas urinimit mirë mund të jetë shkaku, shkruan lajmi.net.

Shija e thartë vjen nga djersitja e madhe.

Nëse shija është e çuditshme

Kjo mund të thotë se keni balansin pH të çrregulluar, dhe keni bakterie. Kjo mund të shkaktoj ënjtje, infektim, irritim etj.

Ushqimi që hani

Disa ushqime ndikojnë shumë në aromë dhe shije të vagjinës, dhe jo, ananasi nuk ka ndonjë efekt për të përmirësuar shijen.

Asparagusi e bënë vagjinën të ketë një aromë të fortë. Dhe gjithashtu ushqimet djegëse dhe me erëza sidomos kërri ndikojnë në aromë të pakëndshme.

Nëse pini alkool, atëherë me shumë gjasë do të keni shije të hidhur ose të thartë, shkruan lajmi.net.

Duhani gjithashtu ndikon që shija të jetë e hidhur, e thartë ose madje edhe me shije myku.

Higjiena

Sigurisht higjiena është shumë e rëndësishme jo vetëm për shije dhe aromë por për shëndetin tuaj në përgjithësi. Bëni kujdes me shampon që përdorni për pastrim dhe pastrohuni vazhdimisht me ujë.

Për të ndryshuar shijen provoni këtë

  • Mos hani ushqime djegëse dhe me shije të forta
  • Mos pini alkool ose duhan
  • Mos hani para se të bëni seks oral, sepse do të ndikoj si në shijen tuaj, poashtu në perceptimin e partnerit për shkak se i ka mbetur akoma shija e ushqimit
  • Mos u shqetësoni shumë, vetëm nëse keni ndonjë aromë të rëndë të pakëndshme. /Lajmi.net/
Marketing