Malaga i ka bërë një kërkesë zyrtare Divizionit të Dytë Spanjoll që ndeshja e tyre e radhës kundër Cadiz të shtyhej për shkak të mungesës së lojtarëve në dispozicion.
‘Los Albicelestes’ janë pa 13 lojtarë të ekipit të parë, me gjashtë prej tyre – Lorenzo Gonzalez, Munir, Mikel Villanueva, Juanpi Añor, Keidi Bare dhe Ramon Enriquez – të gjithë aktualisht në detyrë ndërkombëtare.
Gjashtë të tjerë – Cifu, Diego Gonzalez, Renato Santos, Luis Hernandez, Luis Munoz dhe Badr Boulahroud – janë lënduar, ndërsa Adrian Gonzalez është i përjashtuar për shkak kartonave.
Si rezultat, do të thotë që Malaga ka vetëm 11 lojtarë senior në dispozicion për lojën e kësaj fundjave në ‘La Rosaleda’.
Sidoqoftë, përkundër numrit të madh të lojtarëve që mungojnë në skuadrën e tyre, klubi thuhet se është pesimist në lidhje me shanset e tyre për të shtyrë ndeshjen, me rregulla që përcaktojnë se ndeshjet nuk do të zhvendosen në një datë tjetër për shkak të dëmtimit të lojtarëve, të sëmurë, të pezulluar ose në detyrë ndërkombëtare.
Nga ana tjetër, liga do të marrë në konsideratë shtyrjen e një ndeshje, nëse një klub nuk mund të ketë 11 lojtarë për shkak të rrethanave të paparashikuara.