Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe krijon deponi të egra, në Shkup.

Marketing

“Qëllimi është që të edukohen qytetarët, veçanërisht bujqit që i ndezin kallamishtet, t’u shpjegohet se duke i djegur kallamishtet po dëmtohet dheu dhe njëkohësisht ndotet ambienti jetësor”, tha Stevan Tomovski.

Me ndezjen e kallamishteve ka rrezik nga përhapja e zjarreve. Droni do t’i regjistrojë edhe deponitë e egra.

“Me anë të dronit do të locohen edhe vendet ku ka deponi të egra, njëkohësisht do t’i shohim edhe njerëzit që i hedhin atje mbeturinat ndërtimore në ato deponitë e egra”, potencoi Stevan Tomovski.

Pas xhirimeve me dron mbi qytetin e Shkupit, pamjet dhe fotografitë si materiale u dorëzohen inspektorëve në Qytetin e Shkupit që ata të mund të reagojnë në terren, të dorëzojnë kallëzime dhe t’i ndjekin penalisht ndotësit potencialë.

“Ky projekt është pjesë e programit për aktivitetet e Qytetit të Shkupit në sferën e bashkëpunimit me shoqatat civile dhe fondacionet për vitin 2020. Qëllimi e patrullës eko dron është që të përmirësohet ambienti jetësor duke e rritur motivimin por edhe përfshirjen e qytetarëve, para se gjithash, bujqve, në procesin e avancimit të kushteve në ambientin jetësor dhe parandalimit të ndotjes së ajrit, ujërave, dheut dhe hapësirave të gjelbra”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga 18 xhirime me dron deri më tani është regjistruar vetëm një ndotës.

“Regjistruam një ndezje dhe materialet i dorëzuam në Qytetin e Shkupit, njëkohësisht nuk mund të them se bëhet fjalë për deponi, por për vende të vogla ku njerëzit kanë lënë mbeturina në Saraj dhe buzë Vardarit, kanë hedhur mbeturina gjithandej”, deklaroi Stevan Tomovski.

Projekti Droni ekologjikë do të realizohet nga qershori deri në dhjetor. Do të xhirohet Shkupi disa herë në javë pa paralajmërim paraprak për qytetarët.

“Një xhirim me dron zgjat rreth 40 minuta, ai fluturon në lartësi prej 100 metrave në radius prej 500 metrave”, Jovica Paunoski, gazetar.

Pyetëm prej ku erdhi ideja për këtë projekt?

“Para një jave Xhefri Bezos njeriu më i pasur në botë, pronar i Amazonit mori leje që agjencia federale e Amerikës të dorëzojë dërgesa me dron, kështu që ne jemi njëjtë tani me Xhefri Bezos, shpresojmë se ky është një projekt inovativ. Ky projekt është si në kohën kur ishim fëmijë, atëherë kemi luajtur me dragonj, tani bëjmë xhirime me dron”, THA Igor Gjorgjiev.

Ky projekt është mbështetur nga Qyteti i Shkupit ndërsa e realizojnë Ergos dhe Elipsa që e posedojnë dronin, dhe do të zgjasë deri në dhjetor.

Marketing