Ndotja e ajrit në rend dite të mbledhjes së sotme të Qeverisë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë mbledhjen e 44-të të rregullt me më shumë pika në rendin e ditës nga programi i saj për punë dhe në interes të qytetarëve.

Marketing

Në mbledhjen e sotme para ministrave të Qeverisë do të gjendet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fonde investuese. Ministrat sot do të diskutojnë edhe Propozim-programin për uljen e ndotjes së ajrit në vitin 2021, si dhe për Informatën lidhur me realizimin e Projektit për sistem të kolektorëve nga Radozhda deri në Kalishtë-Strugë.