Ndotja e ajrit, Shkupi renditet në vendin e gjashtë në botë

Shkupi vazhdon të thyejë rekorde sa i përket ndotjes enorme të ajrit. Kryeqyteti sipas aplikacionit global “Air Visual” është renditur në vendin e gjashtë së bashku me Lahorin, Pekingun dhe Nju Delhin.

Marketing

Nga Qyteti i Shkupit thonë vlerat e ndotjes kohëve të fundit nuk e kanë tejkaluar kufirin me përjashtim të disa intervaleve kohore dhe se po ndërmerren masat e duhura për uljen e ndotjes.

“Në periudhën e kaluar vlerat mesatare të ndotjes së ajrit nuk kanë tejkaluar kufirin e lejuar, saktësisht kjo gjë ndodhë vetëm në një interval të shkurtër kohor dhe në disa lokacione të caktuara. Ndërsa aplikacioni “Air Visual” i regjistron vetëm rezultatet më të larta në një moment të caktuar.”, theksohet në reagim.

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se në kuadër të masave për uljen e ndotjes së ajrit, në procedurë është blerja e 40 autobusëve ekologjik, përmirësimi i infrastrukturës dhe aspektet tjera që ndikojnë në uljen e ndotjes.

Vendi më i ndotur në Shkup sipas njësive matëse ishte në Rektorat edhe atë pesë herë më shumë nga e lejuara. Ndërkohë tani më një javë stacionet matëse në Lisiçe dhe Gazi Babë si ndër pjesët me nivel më të lartë të ndotjes ende nuk janë në funksion.