Ndryshime në ligjin për sigurim shëndetësor, thjeshtësim i procedurave shëndetësore

Propozim ndyshimet e ligjit për sigurim shëndetësor përfshijnë thjeshtësimin e procedurës për përfitimin e benefiteve shëndetësore të kategorive të caktuara të qytetarëve, thjeshtëzimin e procedurës së përcaktimit të listës së barnave që sigurohet nga Fodi Shëndetësor si dhe qasje në shërbime shëndetësore edhe pas skadimit të validititetit të kartelës elektornike shëndetësore. Aktualisht, për fëmijët me pengesa në zhvillim dhe nevoja të veçanta, përdoret e drejta për pagesë të veçantë, por këtu shfaqen probleme sidomos në situatën kur fëmijët nuk kanë sigurim shëndetësor, ndërkohë që ligji aktual parshikon si kusht për arritje të së drejtës për pajisje ortopedike, një pagesë 6 mujore të kontributit për sigurim shëndetësor.

Marketing

Fondi gjithashtu nuk i njeh pajisjet ortopedike të cilat janë përpunuar nga materiale të pastandardizuara dhe të njejtat të siguruarit i paguajnë me mjete personale.

Me propozim ligjin e ri hiqet kushti për pagesë të vazhduar 6 mujore të kontributit për sigurim shëndetësor, për përfitim të drejtës për paisje ortopedike. Me këtë mënyrë lehtësohet procedura për përfitimin e së njëjtës, si dhe ofrohet mundësi që të përfitohet e drejta e paisjes ortopedike të pastandardizuar dhe të paguhet plotësisht me mjete individuale.

Për shkak të skadimit të vlefshmërisë së kartelave shëndetësore elektronike, në ndryshimet e reja ligjore propozohet mundësia e përdorimit të nënshkrimit elektronik.

Me ndryshimet ligjore të propozuara, thjeshtësohet edhe përcaktimi i listës së barnave në mënyrë që të formohet një komision profesional që përcaktonin listën në përputhshmëri me klasifikimin ndërkombëtar ATC, në vend të 14 komisioneve aktuale me nga 17 anëtar, që në praktikë është treguar si e papështatshme dhe e komplikuar./TVM2

Marketing