Ndryshime në paraqitjen e të papunëve

Do të fillojmë me trajnim për të punësuarit që punojnë në vendet e punës për ndërmjetësim gjatë punësimit, dhe paraqitjes së parë, apo paraqitje të të papunësuarve. Ne duam të vendosim një parim, më ndryshe të punës, një metodë më ndryshe, ku do ti animojmë të papunësuarit, një periudhë më të gjatë kohore, të mbahen në Agjencinë për punësim, apo mos të jetë ardhje klasike e ardhjes në sportel, evidentim në kartelë dhe kthim në shtëpi. Por, të jetë e kundërta. Shërbimet të punojnë mes vete, para se personi të evidentohet si i papunësuar, të merret nga shërbimet e ndërmjetësimit, të bisedohet me të, ti ofrohen vendet e punës, që janë shpallur për momentin, apo për të cilët kemi kërkesë të ndërmjetësimit, kuptohet nëse i përshtaten përgatitjes profesionale, shkathtësi shtesë, njohuri, dhe përvojë pune.

Marketing

Me rishiikimin e buxhetit, realokohen para për Agjencinë e punësimit. Pse tani, dy muaj para përfundimit të vitit fiskal duhen më shumë para për Agjencinë e punësimit, për çfarë do ti shpenzoni këta para?

Bëhet fjalë për procedurë ligjore që patjetër të kalojë në Kuvend, me rebalanc të buxhetit dhe bëhet fjalë për miratim të së drejtës së mjeteve që Agjencia e punësimit i ka. Ky nuk do të jetë transferim direkt i mjeteve buxhetore nga buxheti i qeverisë, por bëhet fjalë për mjete buxhetore të Agjencisë së punësimit, mbi të cilat duhet miratuar të drejtat. Bëhet fjalë për 440 milion denarë, që janë të domosdoshme për pagesë në të ardhmen, pasi presim në pajtim me Ligjin për punësim dhe sigurim në vazhdimësi të paraqiten persona që e realizojnë të drejtën e kompensimit në para. Po ashtu presim kërkesa të reja për vendime pozitive për persona të cilëve u është ndërprerë marrëdhënia e punës në kompani me pronësi dominante shtetërore, apo ndryshimet e ligjit që presim të kalojnë në Kuvend, bëhet fjalë për mbi 1500 persona. Për momentin mbi 6500 persona kanë vendime sipas ligjit për sigurim material nga viti 2017 dhe ndryshimet në vitin 2018, dhe presim plus 150 persona shtesë. Ne duhet të jemi të përgatitur të veprojmë menjëherë ndaj kërkesave të tyre, të miratojmë vendime dhe normal të paguhen personat.

Të dhënat e Agjencisë së punësimit, tregojnë se ka rreth 7000 vende të lira pune, nga ana tjetër biznesmenët alarmojnë qeverinë të mos tërheqë investues të huaj, sepse nuk ka mjaft fuqi punëtore profesionale, ndërsa nga ana e tretë shkalla e papunësisë është ende mbi 21%. Çfarë mund të bëjë Agjencia e punësimit që të zgjidhet ky problem?

Dua të them vendet e lira të punës që i publikon Agjencia e punësimit në ueb faqen e vet, dalin nga PPR formularët, të cilët punëdhënës i plotëson patjetër dhe i fut në sistem. Pavarësisht nëse sigurimi i fuqisë punëtore e bën në bazë të një shpallje publike, në media të shkruara apo elektronike, qoftë se e bën atë me shpallje në Agjencinë e punësimit, patjetër të hapet ai PPR formular. Këto formularë i gjeneron sistemi dhe i publikon si vende të lira pune. Dua të them se mund të ndodhë që ai person për të cilin është hapur PPR-ja, për momentin është në praktikë te punëdhënësi dhe është praktikant, kushtimisht thënë do të shndërrohet nga praktikant në punonjës i rregullt. Kemi situatë ku punëdhënësi me persona të caktuar ka marrëveshje pune, me afat të caktuar, pra për tre muaj. Para skadimit të tre muajve, shpall sërish konkurs, që të mund ta paraqesë për tre muaj shtesë. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë moment, por qeveria është maksimalisht e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes së këtij problemi. Siç thashë janë formuar disa grupe pune që i detektojnë këto probleme, kushtimisht thënë përveç planit operativ, që për një vit realizohet, apo realizohen dy plane operative me sukses, tashmë jemi në përgatitje të planit të ri operativ për masa dhe politika aktive të punësimit. Dua të them se këtu janë përfshirë vetë punëdhënësit, sektori joqeveritar dhe bëjmë përpjekje që të tejkalohet ky problem. Në planin operativ, maksimalisht do të parashihen trajnime, rikualifikime, dhe kualifikime shtesë, për të papunësuarit, ashtu që të përgjigjemi ndaj nevojave të vetë punëdhënësve. ALSAT-M