Ndryshimet e Kodit zgjedhor në seancë para deputetëve, ende nuk ka konsensus midis partive

Kuvendi sot duhet ta vazhdojë seancën e 123-të në rend dite të së cilës janë dy propozim-ligje për ndryshime dhe plotësime të kodit zgjedhor, në të cilën ishin dorëzuar disa mijë amendamente. Ndryshimet parashikojnë një njësi zgjedhore dhe lista të hapura.

Marketing

Edhe pse këto dy pika janë në rend dite të seancës kuvendore, partitë nuk kanë arritur konsensus pas çështjes së ndryshimeve të Kodit zgjedhor.

Në rend dite të kësaj seance janë edhe Propozim-ligji plotësues për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje, Propozimi plotësues i ligjit për Akademinë e gjykatësve dhe prokurorëve publik, gjithashtu në lexim të dytë, si dhe Propozimi plotësues i ligjit për lobim, të gjitha në lexim të dytë.

Para mbajtjes të seancës së 123-të Kuvendi ka caktuar edhe vazhdim të seancës së 130-të në suaza të së cilës deputetët mes tjerash duhet të debatojnë për Propozim-ligjin plotësues për të drejtat e bashkësive të cilat janë më pak se 20 për qind e popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në lexim të dytë, si dhe për propozim-ligjet për huamarrje te Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim, Banka Botërore sipas Marrëveshjes pëe hua dhe financim dhe projektit për administrim të sigurimit social, sipas procedurës së shkurtuar dhe sipas Marrëveshjes për hua të financimit të Projektit për modernizim të bujqësisë, sipas procedurës së shkurtuar, në lexim të dytë.

Marketing