Ndryshimet kushtetuese, Kovaçevski: S’ka shtyrje të procesit

Procesi i ndryshimeve kushtetuese s’do të shtyhet, ka deklaruar kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Sipas kreut të ekzekutivit procesi do të nis me formimin e grupit të ekspertëve në ministrinë e drejtësisë dhe s’do të lihet peng i një personi duke aluduar në kreun e VMRO – DPMNE-së Mickoski.

Marketing

“Ky vendim, i cili nevojitet për vazhdimin e rrugës evropiane, nuk do të jetë peng i karrierës personale të një njeriu në shtet, i cili është i përgatitur që për karrigen e tij të rrezikojë ndërprerjen e një procesi, i cili nënkupton anëtarësim të plotë në BE, që me vete bart më shumë investime, vende të punës, paga më të mëdha dhe standard më të lartë për qytetarët.”, – deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski.

Marketing