Ballina Lajme Maqedoni Ndryshimet kushtetuese, LSDM: Mickovski ndjek hapat e Apasievit

Ndryshimet kushtetuese, LSDM: Mickovski ndjek hapat e Apasievit

Hristijan Mickoski po e ndjek Apasievin dhe është e qartë që së bashku janë kundër BE-së, reaguan nga LSDM pas deklarimeve të Kryetarit të VMRO-DPMNE-së se nuk do të marrë pjesë në grupin e punës për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Nuk do të heqin dorë nga e ardhmja evropiane. Nuk do të lejojmë zjarrvënësit e së Majtës dhe VMRO-DPMNE-së që të bllokojnë rrugën evropiane të vendit. Narrativa shkatërruese ndezëse e së Majtës dhe VMRO-DPMNE-së është nën çdo nivel dhe nuk është e mirë për shoqërinë dhe do të mposhtet përsëri.” – thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Partia e Kovaçevskit thotë se LSDM është krah për krah me qytetarët dhe se do t’i demaskojë propagandat e dështuara të Levicës dhe Apasiev.

Exit mobile version