Ballina Lajme Maqedoni Ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE: S’ka takime me pushtetin, duhen zgjedhje

Ndryshimet kushtetuese, VMRO-DPMNE: S’ka takime me pushtetin, duhen zgjedhje

Hendeku politik midis pushtetit dhe VMRO – DPMNE-së për ndryshimet kushtetuese vazhdon të thellohet. VMRO – DPMNE jo vetëm se kundërshton të njëjtat, madje mohon se ekzistojnë bisedime jozyrtare me pushtetin ashtu siç është shprehur presidenti Pendarovski. Nga partia e Mickoskit insistojnë në zgjedhje të parakohshme.

Marketing

“Do të ishte mirë që Stevo Pendarovski të shohë se çfarë po ndodh në diplomaci, në vend që të jetë burim i lajmeve të reme. Takime të tilla zyrtare apo jozyrtare nuk ka. Thjeshtë, situata është e padurueshme sikurse në aspektin ekonomik, arsimor dhe për çdo ditë me krimin dhe korrupsionin jemi akoma më larg nga BE. Pushteti BDI-LSDM me ndryshimet kushtetute po hutojnë qytetarët më shumë se një vit, është e qartë se nuk kanë mbështetje dhe kjo situatë s’do ndryshojë. Përkundrazi, kjo është taktikë e BDI-së dhe LSDM-së për përfitim në kohë, që zgjedhjet e parakohshme të bëhen të pavlefshme”, u shpreh zëdhënësi i VMRO – DPMNE-së, Naum Stoillkovski.

Marketing
Exit mobile version