Ballina Lajme Maqedoni Ndryshimet kushtetuese,Lëvizja “Besa”: Nuk jemi ftuar zyrtarisht në grupin punues

Ndryshimet kushtetuese,Lëvizja “Besa”: Nuk jemi ftuar zyrtarisht në grupin punues

Nga Lëvizja “Besa” thonë se ende nuk kanë marrë ftesë për pjesëmarrje në grupin për ndryshimet kushtetuese.

Marketing

“Deri në këtë moment, Lëvizja “Besa” zyrtarisht ende nuk ka pranuar ftesë për t’u bërë pjesë e grupeve punuese. Normalisht se si parti serioze ne kemi qenë edhe propozues të amendamenteve për ndryshime kushtetuese, ku e autorizuam qeverinë, gjegjësisht ministrin e drejtësisë që ta merr përsipër dhe ta propozon si përfaqësues i autorizuar. Por, ende zyrtarisht nuk kemi marrë ftesë. Në momentin kur do ta kemi ftesën konkrete, normalisht se do të përgjigjemi pozitivisht dhe do ta delegojmë përfaqësuesin tonë.”, – theksoi zëdhënësi i Lëvizjes “Besa”, Faruk Avdiu.

Marketing
Exit mobile version