Ballina __kateg Ndryshon ajri, Himalajet të dukshme nga 160 km largësi

Ndryshon ajri, Himalajet të dukshme nga 160 km largësi

Me qindra qytete kudo nëpër botë vijojnë të jenë të karantinuara nga Covid-19. Studiuesit kanë matur e studiuar uljen e ndotjes së ajrit në zona të ndryshme të globit ku janë duke vëne re një përmirësim të cilësisë së ajrit kudo, nga Italia në Amerikë e deri në Kinë. Kjo për shkak të ndalimit të punës së shumë industrive dhe ndalimit të qarkullimit me automjete.

Marketing

Së fundi, në Indi, qytetarët e Punjab-it mund të shohin qartë malet e Himalajeve (ku ndodhet maja më e lartë në botë 8,848 m) nga më larg se 160 km. Banorët e Punjab-it kanë ndarë foto të këtij eventi në Tëitter. Kjo është hera e parë pas 30 vjetësh që cilesia e ajrit është përmirësuar në atë nivel që lejon malet e Himalajeve të bëhen të dukshme.

Marketing
Exit mobile version