Derivatet prej sonte në mesnatë lirohen prej gjysmë deri në 1,5 denarë për litër, ka vendosur kështu sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).
Me këtë vendim bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,67 për qind.
Çmimi i shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulet për 50 denarë për EUROSUPER BS-98. EURODISEL (D-Е V) lirohen për një denarë për litër dhe do të kushtojë 45 denarë, ndërsa çmimi i Ekstra vajit të lirë për amvisëri (EL-1) ulet për 1,50 denarë për litër dhe do të kushtojë 33,50 denarë.
Me vendim të KRRE-së për 0,021 denarë për kilogram ulet edhe çmimi i shitjes me pakicë të mazutit M-1 NS i cili tani do të shitet për 17,970 denarë.