Ballina Lajme Maqedoni Ndryshon ora, flemë pak më shumë por…

Ndryshon ora, flemë pak më shumë por…

Të dielën në 31 tetor rikthehet ora dimërore: akrepat shkojnë 60 minuta pas dhe ne do të mund të flemë pak më shumë. Në mëngjes, nga ora 3:00, akrepat do të kthehen pas në 2:00.

Marketing

Marsin e vitit 2019, me 410 vota pro dhe 192 kundër, anëtarët e parlamentit europian treguan se mbështesnin masivisht idenë për të hequr dorë nga ndryshimi i orës që ndodh dy herë në vit. Projekti duhet të niste të zbatohej nga 2021-shi, por ai nuk ka marrë ende fuqi ligjore.

Asokohe, edhe anketimet mes qytetarëve të bllokut europian treguan se shumë prej tyre e konsideronin një ide të mirë shfuqizimin e rregullit për ndryshimin e orës në verë dhe në dimër. Ekspertë të ndryshëm gjithashtu pohuan se ndryshimi i orës në ritmin brenda gjashtë muajve nuk rezulton atë që premton. Kursimi i energjisë, sipas Komisionit të BE-së është minimal.

Në vend të kësaj kjo ndërhyrje influencon në bioritmin e qytetarëve të BE-së duke shkaktuar rregullisht shqetësime në gjumë, acarim dhe probleme me përqendrimin. Por një pyetje e thjeshtë shkaktoi përplasje të mëdha: Cila orë do të mbetej në fuqi nëse zgjidhej vetëm njëra, ajo verore apo dimërore?

E këtu pati shumë argument pro dhe kundër: Ora verore është favorizuese se ka një orë më shumë dritë dhe mundëson punën më gjatë në fushë, nxënësit dhe të punësuarit kanë shansin të kthehen në shtëpi me dritë në dimër, dhe veprimtaritë sportive në natyrë mund të zhvillohen po ashtu pasditeve me dritë.

Ora dimërore sakaq preferohej nga ata që zgjohen me vështirësi në mëngjes, por që nga ana tjetër u duhet të përballen me errësirën më herët pasdite.

Exit mobile version