Ndryshon përsëri Instagram, tash mund ta bëni edhe këtë

Përdoruesit e Instagram tani mund të shtojnë muzikë në storjet e tyre, duke shtuar një këngë në videot dhe fotot e tyre.

Marketing

Prej sot, përdoruesit e Instagram do të jenë në gjendje të shtojnë një këngë të tërë – apo një pjesë të shkurtër të këngës së preferuar – në storjet e tyre.

Këngën mund ta shtoni në storje duke përdorur menynë e stikerëve, aty ku Instagram përfshin emoji, GIF-së, etiketa dhe më shumë, transmeton Express.

Kur ta shikoni një storje në Instagram që ka muzikë, një stiker i vogël do të shfaqë emrin e këngës, artistin dhe albumin.

Instagram e lëshoi sot këtë veçori për Australi, Zelandë të Re, Francë, Gjermani, Suedi, Mbretëri të Bashkuar dhe SHBA – ku më vonë do të lëshohet edhe në shtetet tjera.

Marketing