Në 2030-ën besimtarët myslimanë do agjërojnë 2 muaj Ramazan brenda një viti

Myslimanët do të agjërojnë muajin e shenjtë të Ramazanit dy herë në një vit në vitin 2030, fillimisht në janar dhe pastaj përsëri në fund të dhjetorit.

Marketing

Ky fenomen i pazakontë pritet të ndodhë për shkak të mospërputhjes së datave të dy kalendarëve, gjë që ndikon në orarin e agjërimit mysliman.

Teksa koha e Ramazanit bazohet në kalendarin hënor islamik Hixhri, kalendari Gregorian, i cili shënon rrotullimin e Tokës rreth diellit, përdoret në jetën e përditshme. Prandaj, rreth çdo 30 vjet, dy muaj Ramazani ndodhin në një vit Gregorian.

Hera e fundit e këtij fenomeni ka ndodhur në vitin 1997, i ardhshmi është në vitin 2030, e më pas pritet në vitin 2063.

Për shkak të pabarazisë mes kalendarëve, Ramazani përkon çdo vit me stinë të ndryshme në këtë cikël prej tre dekadash, raporton TRT World.

Marketing