Në 4 shtete arabe nuk do të falet namazi i Bajramit në xhami

Shumica e vendeve arabe kanë vendosur që namazi i Kurban Bajramit do të falet nëpër xhami me maska dhe distancë në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Marketing

Arabia Saudite, Egjipti, Kuvajti, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Jordania, Palestina, Algjeria, Xhibuti dhe Libia njoftuan se namazi i Bajramit “do të falet në xhami duke u kujdesur në rregullat e maskës dhe distancës në kuadër të masave të pandemisë”.

Në Bahrein, namazi i Bajramit do të falet vetëm në një xhami me pjesëmarrjen e 30 personave.

Ndërkohë në Oman, Tunizi, Marok dhe Maurtiani është vendosur që namazi i Kurban Bajramit mos të falet nëpër xhami për shkak të COVID-19.

Somalia, Komoret, Sudani, Siria, Jemeni dhe Libani ende nuk kanë dhënë deklaratë lidhur me çështjen.

17 vende arabe Bajramin do ta festojnë nesër

Ndërkohë, 17 vende në botën arabe festën e Kurban Bajramit do ta festojnë më 20 korrik të martën; ndërsa 3 vende tjera do të festojnë më 21 korrik të mërkurën.

Institucionet përkatëse të Tunizisë, Egjiptit, Jordanisë, Palestinës, Arabia Saudite, Omanit, Libanit, Libisë, Sudanit, Algjerisë, Katarit, EBA-s, Kuvajtit, Jemenit, Bahrejnit, Fondacioni Sunit i Irakut dhe institucioni përkatës i regjimit të Bashar al-Assadit në Siri kishin njoftuar se dita e parë e Kurban Bajramit do të festohet më 20 korrik.

Ndërsa në Marok, Mauritani dhe Komoret kishin njoftuar se dita e parë Bajramit është 21 korrik