Në akset rrugore të Maqedonisë lindore dhe juglindore janë hedhur rreth 80 tonë kripë

Maqedoninë lindore e kapluan reshje të borës, por udhëheqësi i filialit rajonal të NP “Rrugët e Maqedonisë” – Shtip, Kire Kocev thotë se ato nuk shkaktojnë probleme në akset rrugore rajonale dhe magjistrale.

Marketing

Mekanizmi i NP “Rrugët e Maqedonisë” është në teren dhe nga mëngjesi i sotëm në të gjitha akset rrugore të Maqedonisë lindore dhe juglindore janë hedhur 100 metra kub material abraziv dhe rreth 80 tonë kripë.

Sipas Kocevit, në rrugën Shtip-Veles në fshatin Sarmazalino ka erë, por për momentin nuk është aq e fuqishme.

“Kamionët tanë janë në terren dhe janë pastruar akset rrugore drejtë Pllaçkovicës, Konçes, pa probleme zhvillohet edhe komunikacioni drejtë qendrës dimërore Ponikva. Vazhdon apeli që shoferët në rrugë të mos nisen pa pajisje dimërore dhe me kujdes së vozisin, gjegjësisht sipas sinjalizimit rrugor”, potencon Kocev.

Ai shton se duhet vozitur me kujdes në vendet ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.

Marketing