Në Bogorodicë dhe Tabanoc pritet prej 15 deri 30 minuta për dalje nga shteti

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet nëpër rrugë të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Marketing

Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve dhe për dalje nga shteti pritet prej 15 deri 30 minuta, informon LAMM.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga LAMM rekomandojnë vozitje me kujdes, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit nëpër rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Marketing