Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sot ka kujtuar vëllanë e tij të rënë dëshmor, heroin Luan Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, ai shkroi se edhe pse po të ishte gjallë Luani sot do të mbushte 47 vjet, për të gjithmonë mbetet 23 vjeçar, në moshën kur u vra në luftë.
Postimi i plotë:
Luan, neve po na ikin vitet, e ti mbete i ri përgjithmonë.
Linde dyzeteshtatë vite më parë, por për ne, mbetesh përherë njëzetetre vjeç, ashtu siç ke rënë për lirinë tonë. Urime vëlla, 23-vjetori i lindjes! RH