Në Gjykatën Penale vazhdon seanca për “27 prillin”

Sot në Gjykatën Penale pritet të vazhdojë gjykimi për ngjarjet e 27 Prillit. Seanca e kaluar u anulua pasi siç tha gjykatësja Dobrilla Kacarska, Gjykata nuk ka pasur kohë të mjaftueshme të shqyrtojë ankesat e atyre që u ishin refuzuar kërkesat për amnisti.

Marketing

Kjo lëndë ndodhet në fazën përfundimtare dhe në seancën e sotme pritet që prokurorja Villma Ruskovska të përfundojë ndryshimin e aktit prokuror në pajtim me Ligjin për Amnisti dhe të fillojë procesi i fjalëve përfundimtare.

Marketing