Në Haraçinë u kapën dy tonë marihuanë e përpunuar që u vodh në Josifovë?

Në një aksion policor në Haraçinë të Shkupit janë arrestuar disa persona, ndërsa janë zbuluar edhe 2 tonë marihuanë e cila me kamion është nxjerrë nga depoja për përpunim të kanabisit në Josifovë, fshat në Vallandovë, shkruan telma.mk.

Marketing

Mbrëmjen e së hënës në venbanimin Mojancë të Komunës së Haraçinës u zhvillua aksion policor, ndërsa mes ekipeve kishte edhe nga ata të forcave speciale, inspektorë dhe teknikë të krimit.

Pritet që për informacione më të hollësishme Ministria e Punëve të Brendshme të informojë nesër ose ditëve në vijim.

Marketing