Ballina Lajme Botë Në Iran çdo 10 minuta vdes një person nga virusi korona

Në Iran çdo 10 minuta vdes një person nga virusi korona

Pas Italisë dhe Kinës, Irani është vendi i tretë në botë më i prekura nga koronavirusi. Sipas informacioneve, vetëm gjatë 24 orëve të fundit humbën jetën 149 persona duke e çuar numrin total të viktimave në 1284, ndërsa të infektuarit gjatë ditës së fundit janë 1046 raste të reja.

Marketing

Sipas këtyre shifrave ministria e Shëndetësisë tha se koronavirusi vret një person çdo 10 minuta. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianush Jahanpur tha se 50 njerëz infektohen nga virusi çdo orë, duke e bërë situatën mjaft të vështirë.

Në kuadër të masave të marra kundër covid 19 qeveria ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve dhe ndaloi tubimet sportive, kulturore dhe fetare.

Ajo ka mbyllur gjithashtu katër faltore të shenjta shiite. Autoritetet u kërkuan njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet gjatë periudhës së pushimeve për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së infeksionit.

Marketing
Exit mobile version