Italia vijon të raportojë shifra tragjike të vdekjeve nga covid. Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet raportojnë se 262 persona kanë humbur jetën, duke e çuar në 123 544 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 7,852 raste të reja me koronavirus nga 306,744 teste të kryera.
Shkalla e pozitivitetit qëndroi në 2.6%, pak më shumë se 2.4% që ishte të martën.
Lajmi i mirë është se sot janë regjistruar 19.023 të shëruar, ndërsa shtrimet në njësitë e kujdesit intensiv dhe repartet e tjera Covid-19 janë në rënie.