Ballina Lajme Maqedoni Në Itali nuk mund të shkoni më si turist

Në Itali nuk mund të shkoni më si turist

Me vendimin e fundit të autoriteteve italiane, Republika e Maqedonisë së Veriut nga lista D zhvendoset në listën E, me çka nuk lejohet udhëtim turistik për shtetasit tanë në Itali. Me këtë rast, atje mund te shkoni vetëm për: nevoja pune, urgjenca absolute; nevoja shëndetësore; nevoja studimi; kthim në shtëpi ose vendbanim.

Marketing

Kthimi ose hyrja në Itali lejohet për ata shtetas të Maqedonisë së Veriut të cilët e kanë të rregulluar qëndrimin afatgjatë në Itali dhe për anëtarët e familjeve të tyre.

Gjatë hyrjes apo kthimit në Itali nga vendi ynë, është e detyrueshme të paraqiten: Formular i plotësuar online për vendndodhjen dhe rezultat i testit negativ.

Nga ana tjetër Danimarka i lehtësoi kovid-masat për shtetasit tanë. Atje mund te shkohet pa kufizime apo arsye valide, por është e nevojshme të paraqesin: certifikatë digjitale të vlefshme të BE-së e cila përfshinë vërtetim për vaksinim, test negativ PCR, njoftoi Qeveria.

Marketing
Exit mobile version