Në Kërçovë takim me biznesmenët kosovarë, shkëmbehen përvoja për bashkëpunim

Në Kërçovë u mbajt takimi i Këshillit Lokal Ekonomik Social dhe delegacionit të Republikës së Kosovës, të përbërë nga mbi dyzet pjesëmarrës, përfaqësues të kompanive bujqësore, shoqata të Kosovës, asociacione të bizneseve dhe përfaqësues të komunave, ndërsa është e organizuar me iniciativë të Fondacionet për Zhvillim të Qëndrueshëm Ekonomik Preda Plus nga Prilepi.

Marketing

Në takim Arben Ristemi, kryetar i Këshillit Lokal Ekonomik Social të Komunës së Kërçovës i prezantoi mundësitë për investim në rajonin e Kërçovës dhe programet e ofruara nga komuna e Kërçovës për mbështetje financiare të kompanive, si dhe për vetëpunësim, dhe aktivitetet e ndërmarra nga qeverisja lokale.

Para të pranishmëve u prezantuan aktivitetet e Odës Rajonale me seli në Kërçovë pranë Odës Ekonomike të Maqedonisë, si dhe aktivitetet e sektorit të biznesit në rajonin e Kërçovës, ndërsa këto janë sektori energjetik, ndërtimtaria, pjesë të automjeteve, tregtia, bujqësia dhe industria ushqimore.
Të pranishmit ishin të interesuar dhe diskutuan për mënyrat e aplikimit dhe mundësitë në mënyrë që edhe ata të implementojnë programe të tilla në komunat e tyre, ndërsa kompanitë u përqendruan në mbështetjen financiare për kompanitë e huaja që investojnë në vendin tonë.